katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    SHBA-ja nuk do të vendosë tarifa doganore mbi arin, konfirmon Donald Trump
    2 hours ago
    Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, 30 mijë udhëtarë në vetëm pesë ditë
    8 hours ago
    Prishtina drejt qytetit pa barriera për qasje të barabartë
    8 hours ago
    Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jeto më gjatë duke ecur më shpejt!
    2 hours ago
    Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit
    8 hours ago
    Artistët e së ardhmes në “Meeting of Styles Kosovo”
    10 hours ago
    Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Historia e amerikanes Cheryl Orlov: Lashë Los Angjelosin për Shqipërinë
    2 hours ago
    Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it
    16 hours ago
    Shkodra Elektronike “shndrit” Kalanë e Rozafës
    2 days ago
    Fansat e nderojnë Ozzy Osbourne në Festivalin Bloodstock
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 days ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    7 days ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 weeks ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    5 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    4 days ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    4 days ago
    Vjen birra në kapsulë që përgatitet në shtëpi!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    16 hours ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    4 days ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    2 weeks ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga 1 qershori, bizneset e mëdha zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Nga 1 qershori, bizneset e mëdha zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë

Last updated: 25/03/2025 9:00 PM
59 Shikime
Shpërndaje


Nga 1 qershori, të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e hapur të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takim me Ymer Fejzullahun, Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ku janë diskutuar liberalizimi i tregut të energjisë, i cili nënkupton që kompanitë e mëdha në Kosovë duhet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike, raporton Ekonomia Online.

Me kërkesë të ZRRE-së, të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Mundesh me e lexu edhe…

Jeto më gjatë duke ecur më shpejt!

Si pjesë e Ligjit për energji elektrike, kjo masë nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fejzullahu ka theksuar se ky detyrim bazohet në legjislacionin në fuqi që nga viti 2016 dhe synon të krijojë një treg më konkurrues.

Ai ka nënvizuar se bizneset kanë mundësinë të blejnë energji përmes bursës shqiptare të energjisë, e cila është e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke u mundësuar atyre të gjejnë çmime më konkurruese.

Fejzullahu ka shtuar se Kosova ka krijuar infrastrukturën e nevojshme për të lehtësuar këtë proces, duke përfshirë autostradat energjetike që mundësojnë importin e energjisë nga tregjet rajonale pa pengesa.

“Këtë muaj, sipas legjislacionit në fuqi, disa biznese e kanë për detyrë të furnizohen me çmime të tregut. Ky detyrim është i bazuar në legjislacionin primar, ligji është në fuqi që nga viti 2016. Këto kritere janë paraparë në këtë legjislaturë dhe është obligim për ZRRE-në zbatimi i ligjit në fuqi. Dy kriteret bazë janë: të gjitha bizneset që kanë qarkullim më të madh se 10 milionë euro duhet të furnizohen me çmime të tregut, dhe ato biznese që kanë më shumë se 50 punëtorë duhet të furnizohen me çmime të tregut”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Bizneset tona nuk kanë më nevojë të blejnë energji në tregjet si Serbia, Kroacia apo Hungaria; tani e tutje kanë mundësi ta blejnë përmes një mekanizmi që u është ofruar përmes bursës së përbashkët shqiptare të energjisë, me qëllim që të sigurojnë çmime sa më konkurruese si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”.

“Vitin e kaluar është lansuar edhe tregu IntraDay, i cili u mundëson bizneseve që brenda disa orëve të caktuara të shikojnë mundësinë për të gjetur çmime konkurruese në këto bursa. Për këtë kemi vlerësuar se një numër i madh i bizneseve duhet të dalë në treg të hapur. Ligji ka paraparë që vetëm konsumatorët shtëpiakë dhe bizneset me të hyra më pak se 10 milionë euro kanë mundësinë të furnizohen me tarifa të rregulluara dhe të marrin energjinë nga prodhues vendorë. Ndërsa, për kategoritë e tjera, me krijimin e bursës shqiptare, bizneset nuk janë të obliguara ta përdorin atë, por mund të zgjedhin cilëndo bursë”.

“Jemi shteti me autostradat energjetike më të mira në Ballkan, që ju mundëson bizneseve të importojnë energjinë më të lirë pa pengesa. Ende, çmimi i energjisë elektrike nuk është konkurrues, pasi gjenerimi vendor është i lartë. Kemi dy mundësi: energjinë që është e kufizuar, 800-900 megavat, t’i japim përparësi konsumatorëve shtëpiakë dhe bizneseve të vogla, ndërsa bizneset më të mëdha ta blejnë energjinë me çmime të tregut. E dimë që kjo do të ketë ndikim në këtë fazë,” ka theksuar Fejzullahu, raporton Ekonomia Online.

Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), tha se tregu i hapur duhet të jetë prioritet, pasi edhe Kushtetuta e Kosovës e parashikon një treg të tillë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, shumë biznese shqetësohen se ky ndryshim mund t’i çojë drejt falimentimit, pasi do të kenë vështirësi në gjetjen e furnizuesve të energjisë elektrike. 

Ai theksoi se rritja e çmimit të energjisë është një problem i madh, që ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës dhe e vështirëson situatën ekonomike, duke e lidhur këtë me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

“Ne si AKB kemi kërkuar që tregu i hapur duhet të jetë prioritet, sepse edhe Kushtetuta e Kosovës e parashikon që duhet të jetë treg i hapur. Prandaj, shumë biznese kanë frikë se tregu i hapur do t’i çojë drejt falimentimit. Ne jemi duke diskutuar me biznese të ndryshme. Për fat të mirë, Kosova është e lidhur me tregun e hapur për shumë produkte, dhe tani me energjinë do të jetë një skemë tjetër me të cilën bizneset do të kenë vështirësi të krijojnë kontakte me furnizuesit e energjisë elektrike”.

“Sistemi i energjisë elektrike që prek tregu i hapur përfshin më pak se 1,000 biznese, por edhe furnizimi me energji elektrike do të jetë një sfidë. Ajo që na shqetëson më shumë është rritja e çmimit të energjisë elektrike, e cila është një problem i madh. Ne si AKB e vlerësojmë që standardi i jetesës në Kosovë është i dobët dhe çdo rritje e çmimit ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës ekonomike. Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të produkteve bazë dhe këto ndryshime vetëm sa e vështirësojnë situatën”, tha Shahini, raporton EO.

Gjithashtu, për këtë çështje, përfaqësuesit e bizneseve shtruan pyetje për kreun e Bordit të ZRRE-së.

Ky ndryshim prek kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, të cilat nuk do të mund të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). /EO /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:bizneset e medhaEnergjia Elektrikefurnizueslajme

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Deri tani mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare të EFTA-s
Artikulli i ardhshëm Lara Gut-Behrami me arritje historike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

SHBA-ja nuk do të vendosë tarifa doganore mbi arin, konfirmon Donald Trump

Lajme

Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, 30 mijë udhëtarë në vetëm pesë ditë

7 Shikime
Lajme

Prishtina drejt qytetit pa barriera për qasje të barabartë

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?