katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    2 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    3 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    3 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    2 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    4 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    8 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    5 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    4 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ngjarjet kryesore ekonomike të vitit 2024
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Ngjarjet kryesore ekonomike të vitit 2024

Last updated: 02/01/2025 8:55 AM
87 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Katror
  • Viti 2024 mbyllet me rritje ekonomike 4.3 %

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, në konferencën e fundvitit për medie, ka thënë se viti 2024 do të mbyllet me rritje ekonomike prej 4.3-përqindësh. Ismaili bëri me dije se, megjithëse deri në shtator ishte regjistruar një rritje prej 4.6 %, ekonomia e Kosovës pritet të mbyllet me një rritje prej 4.3 % për këtë vit. “Ekonomia pritet të mbyllet me një rritje prej 4.3 % për vitin 2024. Derisa deri në shtator është arritur një rritje prej 4.6 %. Shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë arriti 1.7 % në nëntor, e pritjet janë që inflacioni të mbyllet në 1.6 %, siç pritet të jetë edhe në vitin 2025”, tha ai.

  • Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” regjistroi 4 milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar katër milionë pasagjerë, përfshirë këtu pasagjerë shqiptarë e të huaj, nga brenda e jashtë vendit, që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës përmes këtij aeroporti. Në shënim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, kryeministri Kurti nënvizoi që nga koha e liberalizimit të vizave kemi më shumë se dyfishim të pasagjerëve, 46 % rritje të fluturimeve si dhe kemi 16 destinacione të reja e 16 operatorë të rinj.

  • U ndahen 100 euro pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç

Qeveria e Kosovës ua ka ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç. Megjithatë, ky vendim u kritikua nga opozita e disa analistë se Kurti e bëri këtë për qëllime të fushatës zgjedhore. Një vendim i tillë ishte marrë edhe vitin e kaluar.

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

  • ATK-ja mblodhi rreth 950 milionë euro në tatime

Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur rreth 950 milionë euro në tatime nga janari deri në dhjetor të këtij viti. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në konferencën përmbyllëse të vitit, ka theksuar se, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 100 milionë euro apo rreth 12 % në raport me vitin paraprak.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove. Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim. Më 11 nëntor deputetët e kishin miratuar në lexim të parë këtë projektligj. Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro.

  • Qeveria njofton rritje pagash për sektorin publik nga janari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025. Ai ka bërë me dije se vlera e një koeficienti mbetet 110 euro, mirëpo rritet sasia e koeficienteve për njësi. Sipas Ligjit për Paga, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën. Ai tha se rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme, por vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në shkurt 2025.

  • ARKEP autorizon “Starlink”-un për të ofruar shërbime në Kosovë

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP) e ka autorizuar kompaninë amerikane “Starlink” për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës. Në të gjithë globin, “Starlink” u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste të tjera të emergjencave kombëtare. Hyrja e kësaj kompanie globale në tregun vendor do të ndikojë edhe në përfitime ekonomike dhe zhvillim të përgjithshëm të Kosovës. “Starlink” është rrjet privat satelitor i internetit që zotërohet prej kompanisë “SpaceX”, të miliarderit Elon Musk. “Starlink” besohet se i ka rreth 4 800 pajisje në orbitë, përmes të cilave ofrohet internet në rreth 100 vend të botës.

  • Kosova nuk përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA

Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit. Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • Qeveria e Kosovës i rrit pensionet për 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vitit që lamë pas ka njoftuar se qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Ai bëri me dije se pensionet e përcaktuara me Ligjin për Kategoritë e Luftës do të rriten për 20 për qind nga muaji janar 2025.

  • Kosova heq kufizimin në Merdar për mallrat nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 7 tetor ka thënë se në pikën kufitare me Serbinë, Merdar, do të ndryshohet masa e sigurisë për mallrat që nisen nga ky vend. Ai ka thënë se qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.

  • AUV rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë gjatë vitit 2024 ka njoftuar se ka rritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produkte të shpendëve nga Brazili për shkak të shpërthimit të sëmundjes Newcastle. Kjo sëmundje prek shpendët shtëpiake dhe është shumë ngjitëse. AUV ka thënë se ka pranuar paralajmërim prej Ministrisë së Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij.

  • Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për Pagën Minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat. Por, me vendimin e ri të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë dy euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit në komunën e Deçanit ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Organizata Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024. Nëpërmjet këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumëbardhi 2”. Këto organizata dhe një grup i qytetarëve nga Deçani vlerësojnë se Aktgjykimi i Supremes është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

  • Qeveria e Kosovës lanson projekt për investime nga mërgata

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore dhe Agjencinë e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), lansoi projektin “Dritarja për Investime të Diasporës”, i cili synon të sjellë investime të mërgatës në Kosovë. Përmes këtij projekti, tha ai, mërgata do ta ketë më të lehtë aplikimin për kredi për investime në Kosovë.

  • Kushtetuesja shpall të pavlefshëm Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në vendim, Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, por tha se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”. Lënda në Kushtetuese u dërgua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, që është subjekti më i madh opozitar.

  • Miratohet marrëveshje për kredinë për banimin social

Më 23 maj Kuvendi miratoi marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE). Për këtë marrëveshje votuan 80 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në prezantimin e kësaj marrëveshjeje, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo kredi është për projektin “banimi social adekuat” dhe kap vlerën 25 milionë eurove. Marrëveshja përfshin ngritjen e numrit të njësive për banim social që mund të bëhet duke rinovuar banesat sociale ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe në ndërtimin e banesave sociale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • MCC-ja dhe Kosova lansojnë programin për energjinë në vlerë prej 236 milionë dollarësh

Gjatë vitit që lamë pas Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar zbatimin e programit kompakt, që është i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër. Programi, që sipas ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është i vetmi në Evropë që ka MCC-ja, është në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh. Nga kjo vlerë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës. “Ky program do të ndërtojë vende për ruajtjen e energjisë apo bateri për ruajtjen e energjisë. Ky sistem i ruajtjes do të ndihmojë në tranzicionin, do të mundësojë integrimin e energjisë së ripërtërishme dhe do ta lejojë Kosovën ta menaxhojë më mirë fuqinë e shpenzimeve”, tha Hovenieri në ceremoninë e lansimit të programit.

  • Për herë të parë Kosova merr vlerësim kreditor

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri me dije se agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings ka dhënë vlerësim kreditor ‘BB’ për Kosovën. Vlerësimi kreditor mat aftësinë e qeverisë për t’i shlyer borxhet e saj. “Ky vlerësim kreditor do të shërbejë si një pasaportë për Kosovën për çdo investitor të huaj që është i interesuar të shohë se a ia vlen të investohet në vendin tonë. Po ashtu, do të ndikojë në uljen e kostos së financimit që, rrjedhimisht, do të ketë mundësi më tepër për financim për bizneset tona”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video-deklarate të publikuar në “Facebook”. Kjo është hera e parë që është publikuar një vlerësim kreditor për Kosovën. Sipas Ministrisë së Financave, kjo “merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar dhe cilësinë e qeverisjes, ndër të tjera”.

  • Në veri nis shpërndarja e faturave të rrymës

Në veri të Kosovës nga 29 shkurti ka filluar shpërndarja e faturave të energjisë elektrike. Faturat i ka lëshuar kompania “Elektrosever”, që është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije). Kjo kompani mori licencën për autoritetet në Kosovë më 24 qershor të vitit 2023. Banorët e veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga viti 1999 nuk kanë paguar për energjinë e shpenzuar.

  • MINT: Konsumatorët mund t’i shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tha se konsumatorët mund t’i shkëpusin kontratat e tyre me operatorët kabllorë, nëse këta të fundit nuk kanë përmbushur obligimet sipas kontratës. Sipas një njoftimi për medie, MINT tha se ka marrë këtë vendim pasi ka shqyrtuar qindra ankesa të konsumatorëve, duke shtuar se obligon operatorët kabllorë “t’i largojnë kushtet e padrejta në kontratë”. MINT tha se detyrimi i vendosur që konsumatorët ta paguajnë pjesën e mbetur të kontratës, nëse operatorët kabllorë ndryshojnë përmbajtjen e shërbimit/kanalet, është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

  • Zgjerohet skema “Superpuna”

Qeveria e Kosovës ka vazhduar platformën “Superpuna” e cila ka nisur një vit më parë. Përmes kësaj platforme, ekzekutivi në Prishtinë subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ngjarje të organizuar për këtë çështje, tha se me vazhdimin e platformës do të zgjerohet edhe grup-mosha e personave që do të kenë të drejtë të aplikojnë.

  • Hyn në fuqi vendimi i BQK-së për pagesat me euro

Më 1 shkurt në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. Ky vendim ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar./Epoka e re/ Katror.info

TAGGED:Aeroporti Adem JashariARKEPATKAUVBQKBuxhetiCEFTAekonomiKosovalajmepaga minimalepensionerritje ekonomikeStarlinkSuperpunatopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Tri lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë pas festave
Artikulli i ardhshëm Hapet tenderi mbi €1 milion për veshjen e zyrtarëve policorë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

4 Shikime
Lajme

Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend

4 Shikime
Lajme

Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?