Edicioni i parë i Festivalit të Poezisë “Respoetica” do të mbahet në Prizren, më 4, 5 dhe 6 tetor, me pjesëmarrjen e krijuesve nga Prizreni dhe Shkodra, që organizohet nga organizata për diplomaci kulturore “Social Creativity”.
Ky edicion i kushtohet kryesisht lidhjeve të dy ish-kryeqyteteve të dikurshme shqiptare Prizren-Shkodër, si ringjallje e zakoneve tradicionale me lidhje të forta kuturore, ekonomike, tregtare dhe patriotike.
Të ftuar janë:
- Primo Shllaku, Ledia Dushi, Stefan Çapaliku, Arjola Zadrima, Leon Mirakaj dhe Denata Rroji nga Shkodra, si dhe
- Ilire Zajmi, Fahredin Shehu, Taner Gyçlytyrku, Vjollca Bajraj dhe Festim Avdyli nga Prizreni.
Theks të veçantë i jepet ceremonisë së çmimit për kontribut jetësor në fushën e gjuhës, të kulturës dhe të artit.
Bordi i organizatës “Social Creativity”, bordi i festivalit “RESPOETICA”, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ka vendosur që laureat i Edicionit të 1-rë të Festivalit “RESPOETICA” të shpallet krijuesi nga Shkodra, Primo Shllaku, si nji personalitet i rëndësishëm dhe me peshë të veçantë në sferat e letërsisë, të gjuhës, të kulturës dhe të artit në përgjithësi.
Gjatë 3 ditëve të festivalit do të organizohen:
- dy takime poetike;
- promovimi i librit të shkrimtarit Primo Shllaku, «Pesha e padurueshme e pafajësisë»;
- hapja e ekspozitës së artistit të fotografisë, Fahredin Spahija «Shpirti dervish»;
- shfaqje baleti «Dimnat e fëminisë» nga Vjollca Llugiqi dhe Fisnik Smani;
- pika muzikore;
-Ligjeratë, Jeton Jagxhiu «Djathi i sharrit, kulturë e veçantë e qytetit të
Prizrenit»
- ceremonia e ndarjes së çmimeve si dhe
- ceremonia e vendosjes së pllakës «Personaliteti i 1-rë i Festivalit «RESPOETICA» në Sheshin Shadërvan.
Edicioni i 1-rë i Festivalit të Poezisë “RESPOETICA”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren./Katror.info