Duke u ndodhur në qytetin e dashurisë, Dua Lipa dhe Calum Turner kanë shpërthyer në dashuri, duke e treguar këtë me çdo moment gjatë vizitës së tyre atje për Javën e Modës.
Çifti i sapo fejuar, të cilët duket se janë përfshirë plotësisht nga atmosfera e qytetit të dashurisë, kanë shijuar momente romantike para Kullës Eifel, ku janë fotografuar dhe filmuar duke shkëmbyer puthje dhe duke kërcyer bashkë.
Një dëshmitar i pranishem për Daily Mail ka komentuar se çifti ishte jashtëzakonisht i lumtur, duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin. Ata më pas nisën të kërcejnë në një mënyrë shumë romantike, me krahët e mbërthyer në qafë dhe duke u dukur sikur po këndonin njëri-tjetrit.
Kërcimet ishin mahnitëse, ata ishin të dashuruar dhe të relaksuar, ashtu si çdo çift i ri që ndan pasionin e tij
Përpara këtij momenti të paharrueshëm, ata kishin shijuar një darkë të mrekullueshme në restorantin me pesë yje, Michelin, “Parcelles”, i cili ndodhet në Rue Chapon, një nga rrugët më të njohura të Parisit. Dyshja, e cila ka nisur lidhjen e tyre në janar 2024, u fejuan fshehurazi gjatë Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
Miqtë e tyre zbuluan se ata janë shumë të entuziazmuar për martesën dhe se janë “të çmendur” pas njëri-tjetrit. /Katror.info
Përgatiti:
