Një nga themelueset e Space Perspective, Jane Poynter, dëshiron të jetë e para që ofron mundësinë e martesa dhe dasmave në hapësirë.
Duke folur për The Cool Down gjatë fundjavës, Poynter tha se tashmë ka të interesuar të martohen në hapësirë dhe ceremonitë do të kryhen në anijen kozmike Neptun.
“Ka çifte që duan të jenë të parët që martohen në hapësirë, kështu që do të shohim se kush do të jetë,” tha Poynter.
Anija kozmike Neptun u zhvillua për të qenë e përballueshme, e qëndrueshme dhe e sigurt në ose mbi planetin Tokë. Ajo përbëhet nga “SpaceBalloon”, “Reserve Decent System” dhe “Kapsula Neptun”.
Ndryshe nga anijet e tjera kozmike ku pjesa e ekuipazhit shkëputet nga një sistem gjatë fluturimit dhe kalon në një sistem tjetër fluturimi, kapsula e anijes kozmike Neptun mbetet e lidhur me “SpaceBalloon” gjatë gjithë fluturimit, nga ngritja deri në ulje, duke ofruar kështu një fluturim të sigurt dhe të rehatshëm.
“Anija kozmike Neptun udhëton në hapësirë duke përdorur SpaceBalloon-in tonë, i cili përdor hidrogjen të rinovueshëm, pa raketa dhe gjurmën e karbonit të lidhur. Në vend që të ngrihemi me një shpërthim, ne ngjitemi ngadalë me një shpejtësi prej 19 km/h, kështu që përvoja është e arritshme për të gjithë ata që janë të shëndetshëm, të aftë për të fluturuar me avion komercial. Balona jonë është një teknologji e provuar që është përdorur për dekada nga ekipi ynë me NASA-n dhe agjencitë e tjera qeveritare për të ngritur teleskopët e kërkimit dhe instrumentet e tjera të rënda të ndjeshme”, tha kompania, shkruan Katror.info.
Neptuni ka sistemin e tij primar të fluturimit, dhe është i pajisur me një sistem uljeje ndihmëse të përbërë nga katër parashuta të vendosura midis kapsulës dhe “SpaceBalloon”. Parashutat mund të marrin kontrollin nga sistemet parësore pa probleme dhe në një moment nëse nevojiten, duke garantuar kështu një ulje të sigurt. Parashuta të tilla janë përdorur për dekada dhe janë 100% të suksesshme.
Space Perspective dëshiron të bëjë të mundur udhëtimin në hapësirë për sa më shumë njerëz. /Katror.info