Aktorja shqiptare në Kanada, Lyra Xhoci ka filluar xhirimet në serialin më të ri amerikan, i cili po xhirohet në Toronto. Seriali është në fillimet e veta të xhirimeve dhe nuk është publikuar ende se si do të quhet.
Nëpërmjet një fotografie në rrjetet sociale, aktroja Lyra Xhoci ka konfirmuar se i është kthyer xhirimeve në Toronto.
Xhoci është aktore nga Kosova, ka studiuar në Akademinë e Arteve për Aktrim ku morri titullin Bachelor dhe Master.
Xhoci është e njohur për publikun shqiptar me rolet e saja në serialet shumë të njohura “Kafeneja jonë” dhe “Zyrja për Gjithçka”, po ashtu filmin “Tri Dritare” e regjisorit Isa Qoja, filmi i cili ishte i nominuar për në Oscars. /Katror.info