Shqipëria tashmë është kthyer në një vend pushimi për turistët e huaj, fal peisazheve të jashtëzakonshme, festivaleve, mikërpitjes, por edhe çmimeve të volitshme krahasuar me vendet tjera turistike.
Në mungesë të promovimit në të kaluarën Shqipëria nuk gëzonte reputacionin turistik që ka tani, megjithatë disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë kanë zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të kaluar pushimet aty.
Këta janë disa nga më të famshmit që kanë vizituar Shqipërinë ndër vite, të publikuara nga platforma Albaniatech në Instagram:
Jack Ma – Themeluesi i “AliBaba Group”
Jeff Bezos – Themeluesi i Amazon
Nusr-et – Pronar i një zinxhiri biftekësh luksoz
Dua Lipa – Këngëtarja me famë botërore
Danny Glover – aktor hollivudian
Lil Pump – reper amerikan
Paola Perego – prezantuese dhe aktore e televizionit Italian
Vlen të përmendet se vetëm këtë verë shumë gazeta të huaja prestiogjioze, siç janë: LADBible, Naomy Tomky, The Face, etj., kanë shkruar për bukurit e shqipërisë dhe kanë sugjeruar si vend të veçant atraksioni/Katror.info
Përgatiti:
