Vendi i punës në kohën moderne vazhdimisht po ndryshon dhe evoluon. Për vite me radhë punëdhënësit nuk investonin kohë dhe para shtesë në ushtrimet për ndërtimin e ekipit, kategorizimin e profileve të personalitet ose trajnimet e specializuara, megjithatë viteve të fundit kjo gjë po shkon drejt ndryshimit, shkruan letsroam.com, përcjell Katror.
Me mega-kompanitë si Google dhe Apple që kanë trasuar rrugë drejt një lloji të ri të fuqisë punëtore, kompanitë e mençura kanë nisur të kthejnë sytë drejt përmirësimit të taktikave të menaxhimit të punonjësve. Ç’është e vërteta, punëtorët e mirë mund të jetë e vështirë për t’i gjetur dhe edhe më e vështirë për t’i mbajtur.
Përveç pagesave më të dinjitetshme dhe orareve fleksibile, kompanitë po testojnë të gjitha llojet e ideve për të ngritur nivelin e kënaqësisë së punëtorëve me kushtet e punës. Një nga taktikat që kompanitë po e zbatojnë së fundmi janë profilet e personalitetit.
Përveç përfitimeve më të mira dhe orareve fleksibël, kompanitë po testojnë të gjitha llojet e ideve të reja për të përmirësuar kënaqësinë e punonjësve. Disa po ofrojnë madje edhe gjumë të caktuar, gjë që na duket mjaft e mirë. Një nga taktikat më të rëndësishme që kompanitë po zbatojnë janë profilet e personalitetit.
Testet e personalitetit në fuqinë punëtore janë të diskutueshme, për të mos thënë krejt të pakta, por një ndër ta që po përdoret është testi i personaliteteve. Sipas Consumer Media Group edhe pse këto teste i kanë sprovat e tyre, nëse përdoren siç duhet në fillim ndihmojnë për ta njohur më mirë dike dhe nuk janë mjet kategorizimi përfundimtar. Ata mund të ndihmojnë që të paktën ta kuptojmë veten dhe njëri tjetrin më mirë.
Si funksionojnë këto teste?
Teoria e Jung i ndan njerëzit në katër kategori, pastaj Myers Briggs zgjerohet në tipologji të përgjithshme për të krijuar tipe të personalitetit. Testi përbëhet nga 93 pyetje dikotomike në të cilat është obligative të përgjigjesh. Testet i kategorizojnë punëtorët në katër grupe të mëdha: Analistët, Mbikëqyrësit, Eksploruesit dhe Diplomatët. Ndërsa sipas Jungut 4 kategoritë kryesore janë:
Introvert kundrejt ekstrovert
A e marrin energjinë duke qenë përreth të tjerëve, apo ju duhet kohë vetëm për t’i mbushur “bateritë”.
Ndijor kundrejt intuitiv
A i marrin informacionet e tyre nga të dhënat shqisore si ato që dëgjojnë apo shohin, apo varen nga intuita?
A udhëheqesh nga mendimet apo ndjenjat
Si i marrin vendimet? A bazohet në fakte strikte dhe objektive se si i bën të ndihen?
Të gjykosh kundrejt perceptimit
A i marrin vendimet me lehtësi dhe i kryejnë ato, apo preferojnë t’i lënë mundësitë e tyre të hapura dhe të shohin se çfarë ndodh?
Në vijim kemi radhitur disa veçori të punëtorëve sipas personalitetit:
- Inspektori ose logjistiku që priren të jenë të qetë edhe kur kanë presion, janë të organizuar dhe kanë etikë të lartë të punës. Inspektorët zakonisht e mbajnë hapësirën shumë të rregulluar, janë të respektueshëm dhe e çmojnë shumë integritetin. Në ta mund të llogarisësh që e mbajnë fjalën dhe janë të përgjegjshëm në punë,
- I kujdesshmi ose mbrojtësi: Të parët janë shumë të kujdesshëm në fjalët që thonë dhe veprimet që bëjnë, janë shumë të organizuar dhe të rezervuar. Janë të predikueshëm sepse priren nga shprehitë sistematike. Shpesh heshtin nevojat e veta për të ndihmuar të tjerët sepse i vendosin të tjerët para vetes.
- Dhënësi ose konsulli: Është i lumtur kur krejt të tjerët janë të lumtur, përqëndrohen në çast, në të tashmën dhe janë inkurajues/shtytës të paparë, megjithatë respektojnë rregullat.
- Supervisor-i apo Vendimmarrësi: Këta njihen si shefat, nuk i thejnë rregullat, janë të stërorganizuar dhe ia dalin ta bëjnë punën mirë kur kanë para vetes procese të strukturuara.
- Mjeshtri apo arkitekti/ndërtuesi: Janë introvertë, intuitive dhe mendimtarë, nuk shkëlqejnë në ndërveprime shoqërore, por kanë mënyrë mbreslënëse te të menduarit dhe lidhje të cilat te tjerët nuk i kanë. Këto tipare unike të personalitetit i bëjnë të jenë zgjedhës të shkelqyeshëm të problemeve.
- Ai që i kryen punët/sipërmarrësi: I tilli nuk ka kohë të ngatërrohet, motoja e tyre është: jeta nuk zgjat shumë, le ta mbarojmë këtë punë. Zaonisht janë entuziast, të adaptueshëm, dhe të prirë që të neglizhojnë rregullat. Ata janë zakonisht zemërgjerë dhe të shoqërueshëm, ju pëlqen të mësojnë të tjerët dhe të mësojnë nga të tjerët.
- Artisti ose avanturieri: Ashtu si shumica e introvertëve, artistët bëjnë punën e tyre më të mirë kur janë vetëm. Punët që ata bëjnë janë simpatike dhe të lehta dhe zakonisht janë artistike dhe spontane. Artistët tentojnë përsosmërinë, kështu që prodhojnë punë të shkëlqyer pa shumë udhëheqje dhe sjellin një frymë krijuese dhe të qetë në mjedisin e punës. Ata punojnë shumë në grupe të vogla.
- Zejtari ose virtuozi: Zejtari është një ujk i vetmuar, ata janë të pavarur, i gjejnë idetë më të vlefshme se të tjerët dhe ekzekutojnë më shpejt sfida të vësshtira. Nuk është aq i parashikueshëm, disa janë shumë spontanë dhe impusliv të tjerët janë racional dhe të arsyeshëm, gjithsesi janë artizanë të mahnitshëm në punët e dorës./ Katror.info