Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore “Dardania” shquhet me intelegjenca të shumëfishta.
Talenti i tij është zbuluar në moshën 7 vjeçare ku ka filluar të merret me aplikacione të ndryshme, gjithmonë duke u kontrolluar nga prindërit.
Ai posedon 17çertifikata të ndryshme. Përveç gjuhës amtare, Noari flet gjuhën angleze dhe gjermane.
Ai ka një kapacitet të lartë për zgjidhjen e shumë problemeve matematikore, duke zënë shpesh edhe vendet e para.
Tek “Shkolla Digjitale” tashmë më i vogli në grup ka kaluar prej nivelit 5-të në të 7-tin.
Poashtu, Noari di të krijoi web faqe dhe shumë gjëra të tjera që mrekullisht është bërë model për shumë fëmijë që e njohin./Katror.info