Të enjten nis edicioni i tretë i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”.
Festivali do të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00 në Kino Atmata në Prishtinë.
“Art Without Limit International”, u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.
“Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive”- thuhet në njoftim.
Festivali do të zgjas deri më 3 dhjetor
Nga një shumëllojshmëri prej 540 aplikimesh ndërkombëtare, 50 filmat më të mirë të shkurtër që u përzgjodhën për t’u shfaqur në festival janë filma dokumentarë, dramë/fiction dhe animacion. Spektri i gjerë nuk shtrihet vetëm në aspektin tematik, por edhe gjeografik – ka filma nga Ballkan, Itali, Francë, Spanjë, Hungari, Gjermani, Zvicër, Greqi, Turqi, Irlandë, MB, Irak, Iran, Argjentinë, Filipine, Australi, Marok, Pakistan, Nepal, Kirgistan, Uzbekistan, Kanada, SHBA, etj../Katror.info