Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës gjatë Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua të mërkurën.
“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm,” tha ajo.
Këtë e ka bërë të ditur pëmes një postimi në rrjete sociale.
“Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane” theksohet ndër tjerash në njoftim.
Ajo nënvizoi gjithashtu se integrimi i suksesshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i pamundur nëse paqja dhe siguria vazhdojnë të jenë të kërcënuara. Për këtë arsye, mbajtja e Serbisë përgjegjëse për aktet e saj të vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është thelbësore.
“Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe” tha ajo.
Në fund, ajo potencoi se pavarësisht vështirësive, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në institucionet euro-atlantike, duke e cilësuar këtë si një aspiratë të palëkundur të qytetarëve të Kosovës./Katror.info
Përgatiti:
