katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    2 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    3 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    3 hours ago
    Osmani ka takuar Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    2 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    18 hours ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    21 hours ago
    QKUK pajiset me “Scalp Cooling”, risi për pacientët me kancer
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    3 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    7 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

Last updated: 25/10/2025 9:21 AM
4 Shikime
Shpërndaje
Foto: Nacionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se nëse nuk ka një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të vendit në seancën e së dielës ajo do të ftojë partitë për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e nevojshme.

“Nëse s’ka marrëveshje, atëherë si presidente do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën”, deklaroi Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.

Më 26 tetor përfundon afati kushtetues 15 ditor për formimin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje si partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të dielën pritet të matet –  a i ka numrat apo jo.

Mundesh me e lexu edhe…

Mandatari i kësaj partie, Albin Kurti, ditë më parë, bëri të ditur se ekziston mundësia që LVV-ja të dështojë në formimin e institucioneve të reja. Ai vlerësoi se ka shumë vështirësi për të siguruara numrat, për shkak, siç tha ai, “xhelozisë, inatit e cinizmit”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Paçka, ai fajësoi ish-opozitën se nuk ka vullnet për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, e vetmja zgjidhje, gjithë në këtë mes, janë zgjedhjet e parakohshme.

Mandatari ka 15 ditë kohë për të dorëzuar përbërjen e Qeverisë dhe për të kërkuar miratimin e saj nga Kuvendi. Qeveria e propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota nga 120 deputetë për t’u miratuar.

Në rast se nuk arrihet kjo shumicë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka detyrimin që brenda 10 ditëve të zhvillojë konsultime të reja me partitë dhe të vendosë për mandatarin me gjasat më të mëdha për formimin e qeverisë.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë pas LVV-së, duket se nuk e ka ndërmend të tentojë për t’i bërë numrat për krijimin e institucioneve të reja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka potencuar se PDK-ja ka kuptuar që ka mungesë të numrave dhe se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndonjë kontakti apo bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja.

Ai ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar dhe se të gjitha zërat për një koalicion të mundshëm janë spekulime.

Ndërkaq Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka potencuar se partia e tij nuk do ta mbështesë Albin Kurtin për një mandat të ri në krye të Qeverisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Haradinajt, asnjë nga deputetët e AAK-së nuk do të japë votë për Kurtin, madje as nëse në këmbim do t’u ofrohej posti i presidentit të vendit.

Për zgjedhje të parakohshme është edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiç, meqë sipas tij, aktualisht nuk ka shumë gjasa për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë.

Nëse zgjedhjet bëhen të pashmangshme, sipas Rashiç, ato mund të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Nëse Qeveria nuk mund të formohet as pas përpjekjes së dytë, Kushtetuta kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka 48 deputetë në Kuvend. Asaj i duhen edhe 13 deputetë për të formuar qeverinë me 61 vota./Albanian Post/Katror.info

TAGGED:DWformimi i qeveriselajmeQeveriatop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
Artikulli i ardhshëm Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

7 Shikime
Lajme

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

3 Shikime
Lajme

Osmani ka takuar Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?