Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Presidenca bën të ditur se gjatë takimit, Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike.
”Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.
Në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, Osmani do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. /Katror.info
Përgatiti:
