Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme.
Presidentja i falënderoi për përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik. /Katror.info
Përgatiti:
