Mark Gurman i Bloomberg ka zbuluar se CEO i Apple Tim Cook ka një obsesion të ri.
Burime nga brenda kompanisë raportojnë se Cook është fokusuar në mposhtjen e Meta-s në treg me një palë syze inteligjente AR (Augmented Reality) lider në industri.
Përpjekja e Apple në industrinë XR (Extended Reality) nuk shkoi mirë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Megjithëse Apple Vision Pro është një nga kufjet më të mira AR të disponueshme sot, nuk arriti të përmbushë pritjet e shitjeve.
Kjo ishte kryesisht për shkak të faktit se kufjet kushtojnë 3,499 dollarë dhe akoma më shumë në rajone të tjera jashtë SHBA-së.
Megjithatë Apple është e bindur – ashtu si Meta, Samsung dhe Google – se XR është e ardhmja e teknologjisë.
Bëhet e ditur se kompania ka punuar për një palë syze inteligjente AR për një kohë të gjatë.
Ndryshe, nëse burimet e Gurman janë të sakta, atëherë Cook i ka bërë syzet një prioritet kryesor për Apple. /Katror.info
Përgatiti:
