BMW ka vendosur t’i jap fund dizajnit të ngushtë e të vogël të modelit X2 pas pranimit të një numri të madh të ankesave nga klientët, të cilët kanë shprehur arrogancën e tyre për shumën e majme të paguar për të blerë një makinë të vogël.
Kështu, gjenerata e ardhshme e X2, do të jetë më e madhe se modeli i mëparshëm (ndoshta edhe më i madh se X1).
Dizajni përfundimtar do të jetë më i ngjashëm me SUV-në kupe, për t’i ngjasuar një SUV “bebe” Coupe të ngjashme me X4 dhe X6 më të mëdhenj.
Ndryshimet vetëm se vërehen në modelin e ri të X1.
Dizajnerët e bënë X1 më të gjatë, më të gjerë dhe dukshëm më të gjatë, duke përmirësuar ndjeshëm hapësirën e pasagjerëve dhe ngarkesës.
Duke gjykuar nga ajo që mund të shohim nga prototipet e kamufluara, X2 do të shkojë në një drejtim të ngjashëm. X2 i mëparshëm ishte mjaft i ngushtë brenda, veçanërisht në sediljen e pasme, kështu që ky është një hap në drejtimin e duhur.
Do të ketë një motor 2.0-litërsh, me katër cilindra turbocharged dhe do jetë i lidhur me një ndërrues të ri të shpejtësive që do t’i ketë shtatë shpejtësi.
Brendësia e modelit X2 do të ngjajë me atë të X1, duke hequr dorë nga kontrolluesi rrotullues iDrive në favor të një ndërfaqeje vetëm me ekran me prekje./Katror.info