Al Nassr ëndërron shumë dhe sipas asaj që mësohet nga “Marca”, përveç CR7, së shpejti do të ketë edhe një ofertë shumë të madhe për ish-lojtarin e Real Madrid dhe mbrojtësin aktual të PSG-së, Sergio Ramos.
Mbrojtësi veteran sheh kontratën e tij me PSG-në të skadojë qershorin e ardhshëm dhe për momentin nuk ka asnjë zhvillim konkret për rinovimin e tij. Në vend të kësaj, oferta e sauditëve pritet së shpejti.
Drejtuesit e Al Nassr e dinë se Ramos do të dëshironte të luane ende në nivele të larta, por në të ardhmen e afërt ata do të udhëtojnë në Evropë në përpjekje për ta bindur atë plotësisht.
“Report” bën të ditur përmes mediave të huaja se portugezi është një hap përpara dhe inkorporimi i tij është planifikuar për ditët në vijim, por drejtuesit e tij po punojnë për të bindur Sergio Ramos që t’i bashkohet projektit nga vera e ardhshme.
Lojtari i Paris Saint-Germain është objektivi i radhës dhe madje nga Arabia Saudite flitet për një udhëtim të shpejtë si nga presidenti i klubit ashtu edhe nga drejtori sportiv për të ecur përpara në projektet e shumta që kanë në mendje, duke përfshirë paraqitjen e një oferte për mbrojtësin, si dhe duke u përpjekur për ta bindur atë./Katror.info