Pica vazhdon me qenë nji prej ushqimeve t’preferume t’shumicës prej nesh. Megjithatë, t’gjithë e dijmë që si ushqim, nuk asht edhe bash ushqimi ma i shnetshëm, andaj edhe asht mirë mos me e konsumu shumë e shpesh. Kështu alternativat pak ma t’shnetshme e t’lehta sikurse Pizzadillas = Pizza + Quesadillas tashma e kanë dëshmu që ofrojë kënaqësi, pa e kompromitu shijen e mirë.
Patëllxhan-pica asht definitivisht rekomandimi jonë i radhës për ty që je merakli/ke i/e picës, por që s’ke qejf me ja tepru me brum e karbohidrate e që mundohesh me i nejt pak gati ushqmit. E n’2 hapa fort t’thjeshtë, ti mundesh me e shiju picën, pa brumin e kaloritë e panevojshme. Kjo recetë asht ideale poashtu për drekat e darkat dembele, ku pritojmë me mbetë gjatë n’kuzhinë.
PËRBËRËSIT:
1 patëllxhan i zi i madh (i prerë n’rriska)
8 lugë gjelle sos domatesh
50 gr kërpudha (t’prera n’rriska)
100 gr kashkavall (i grirë)
HAPI 1:
Preje patëllxhanin n’rriska dhe shtoji kripë sipër. Leji rriskat për 5 minuta me nejt dhe me pallomë pastroji prej ujit që e lëshojnë. Vendosi rriskat n’tepsi me letër për pjekje, lyji me brushë me nga pak vaj ullini dhe pjeki për 5 minuta n’180 C.
HAPI 2:
Largo tepsinë. Shto nga 1 lugë sos domatesh n’çdo rriskë dhe përhape sosin. Shto kashkavallin dhe kërpudhat sipër dhe vendose tepsinë n’furrë për 5 minuta t’tjera n’150 C e pastaj largoji e servoji n’pjatë.
REZULTATI:
Servoji patëllxhan-picat n’pjatë e haji veçmas ose bashkangjiti n’nji tryezë me meze. E nëse je ka përgatitë ushqim për meze ose paragjella, bashk me patëllxhan-picat, ti mundesh me i përgatitë edhe brusketat italiane e besa mundesh me i përgatitë edhe 4 rollatat tona t’ftohta që shkojnë bash për çfarëdo rasti. Shijo!
Mjafton me kliku n’fjalët e hijezume për me u lidhë direkt n’recetën që t’intereson. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria