Bendi legjendar “Pearl Jam” ka njoftuar që do të nisë një turne botëror për albumin e ri, “Dark Matter”.
Ky album do të dalë për publikun më 19 prill, javë para se ata të nisin turneun që brenda vetes numëron 35 data në nëntë shtete.
Këngëtari Eddie Vedder, 59 vjeç, kitaristi kryesor Mike McCready, 57 vjeç dhe basisti Jeff Ament, 60 vjeç, luajtën albumin për herë të parë për mysafirët e ftuar në “Troubadour”, klubi legjendar i zonës së Los Anxhelosit, ku Elton John dhe shumë të tjerë rokerë të “Hall of Fame”, së pari bënë emër.
“Ju të gjithë mblidheni si grup siç kemi bërë ne për 30 e më shumë vite dhe thoni: ‘Le ta provojmë përsëri’,” tha Vedder nga skena teksa prezantoi albumin, raporton AP.
Koncerti për LP-në e tyre të re do të nisë më 4 maj në Vankuver të British Columbias, dhe do të përfundojë më 21 nëntor në Sidnej të Australisë./Katror.info