Në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, gjyshërit britanikë që kujdesen për nipërit dhe mbesat, mund të përfitojnë deri në £6,000 shtesë në pensionin e tyre shtetëror.
Kjo falë një skeme të Departamentit për Punë dhe Pensione (DWP), e cila u ofron kredite të Sigurimeve Kombëtare (NI) personave të papunë që ofrojnë kujdes për fëmijë, përfshirë gjyshërit e pensionuar, transmeton klankosova.tv.
Skema në Londër, e njohur si “kredite për kujdes specifik për të rriturit” (Specified Adult Childcare Credits) i ndihmon përfituesit të plotësojnë vitet e nevojshme të kontributeve NI, që janë të rëndësishme për përfitimet e plota të pensionit shtetëror.
Për të përfituar pensionin maksimal, sipas Mirrorit britanik, nevojiten 35 vite të plota të kontribuara, ndërsa për përfitimet e pjesshme nevojiten të paktën 10 vite.
Aplikimi për këto kredite mund të ndihmojë gjyshërit të sigurojnë mijëra paund shtesë, duke lehtësuar sfidat financiare përballë rritjes së shpenzimeve.
Skema është një mundësi e vlefshme për shumë familje dhe një mënyrë për të njohur rolin e rëndësishëm të gjyshërve në kujdesin për fëmijët.