Organizata ETEA, njofton se është e gatshme të organizojë ngjarjen kulturore për fëmijë, panairin e librit, që do të fillojë më 4 tetor.
Hapja e tij do të bëhet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.
“A jeeeni gaaati për një aventurë magjike në ngjarjen më të re kulturore që ju takon ekskluzivisht—vetëm juve!?”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ETEA-së.
Ndërkaq, ky panair do të zgjatë katër ditë, pra 4-7 tetor.
“Vëmendje, vëmendje, vëmendje: 2023-ta shënon edicionin e pare të Panairit të Librit për Fëmijë!
Shumë të dashur fëmijë,
A jeeeni gaaati për një aventurë magjike në ngjarjen më të re kulturore që ju takon ekskluzivisht—vetëm juve!?
Ne jemi tej mase të emocionuar të ju njoftojmë dhe ftojmë në këtë ngjarje magjepsëse—Panairin i Librit për Fëmijë!
HAPJA
Data: 04.10.2023
Koha: 12:00
Vendndodhja: Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
KOHËZGJATJA E PANAIRIT
Dita : 04.10.2023, 12:00-18:00h
Dita : 05.10.2023, 10:00-18:00h
Dita : 06.10.2023, 10:00-18:00h
Dita : 07.10.2023, 10:00-16:00h
Shënjoni kalendarin tuaj, shpërndani informatën në shkollat, lagjet e familjet tuaja dhe bashkohuni në festën e librit të kryeqytetit. Shihemi n’shesh!
#PanairiiLibritpërFëmijë organizohet nga ETEA, libraria “Dukagjini” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e organizatës ETEA.