katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    3 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    4 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    3 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    3 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    4 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    7 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    3 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    4 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    6 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    7 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Për peshën dhe ndikimin e pamatshëm të mësuesve të mi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Për peshën dhe ndikimin e pamatshëm të mësuesve të mi

Last updated: 07/03/2023 11:07 AM
181 Shikime
Shpërndaje
Foto: community.thriveglobal

Si fëmijë e kam dashur lojën derisa terri binte, nuk ma ndiente fort për datat dhe ditët,  madje për habinë time ndërronin dhe stinët dhe rritesha unë.

Por, edhe atëherë si tani, diçka seç më mbante peng dhe vetëm argëtimi sikur nuk bënte për mua që në vend lodrash kërkoja lapsa dhe fletore. Simbol i rritjes sime u bënë ëndërrimet për shkollën.

Kur erdhi dita të prezantohem me shkollën u ndjeva sikur për herë të parë në jetë i bëra vetes një vend… një vend nga i cili nuk do të doja të ikja shpejt dhe më kujtohet se më thanë mos ke frikë se “arsimi zgjat gjithë jetën”.

Mundesh me e lexu edhe…

Në shkollë e gjeta simbolin, modelin e asaj çka doja të isha… figurën fisnike të mësuesve të mi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, ishte një kohë dhe një vend kur unë pavetëdijshëm do ta pranoja rolin e nxënëses së përjetshme dhe të kisha model mësuesit që po i uroj sot.

Me sytë dhe brishtësinë e një shpirti fëmijëror e kuptova se ndikimi dhe pesha e tyre në jetën time do të ishte i pamatshëm.

Ata/ato ishin familja që e zgjodha dhe do ta zgjedhja gjithmonë sepse më ndihmuan ta gjej shtegun/rrugëdaljen.

Pas familjes sime për të qenë versioni më i mirë i vetes më ndihmuan mësuesit dhe librat e mirë, që mësova që t’i çmoj falë tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kisha shumë mësues në familje për ta ditur saktë se çka do të thotë një jetë dedikuar të tjerëve, një jetë në bankat e shkollës, një jetë në shërbim dhe transmetim të dijes.

Të gjithë mësimdhënësit, që gjatë kohës së shkollimit i kam quajtur siç e donte zakoni edhe arsimtarë edhe profesorë, ma mundësuan të kuptoj se për kë bien këmbanat e jetës sime sepse ajo që mora nga ta përveç shkollës formale ishte dhe shkollë jete.

Gjithsesi, e çmoj termin mësues ndër të tjerë sepse e përshkruan saktë atë që ata e bëjnë për ne, na mësojnë.  Mësimi i tyre për mua ishte mësim mbi njerëzinë, etikën dhe estetikën, të panjohurës dhe të njohurës. Ajo çka nga ta mësova ishte, jo një njohje dosido, por e vetes dhe e krejt kuptimeve të munguar.

Ajo çka ushqeva nga i gjithë ky respekt dhe dashuri për figurën e tyre, ishte shkrimi, u bëra nxënësja e letrave dhe ky epitet kurrë nuk m’u hoq,… nuk më la dhe nuk e lashë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fillim shkrimin e kisha si një urë për t’u bërë krenaria e tyre, por më vonë m’u bë edhe krejt çka unë jam dhe gjuhë që shpirti im e zgjodhi për të qëndruar gjithmonë në mesin e të gjallëve.

Të tillët, mësuesit e mi të mirë, nuk kam lënë vend pa i përmend dhe treguar se sa mirënjohëse jam. Mirënjohja është diçka përtej datave dhe simbolikave, është aty për te ta kujtuar qenësinë, për të ta sjellë një copë vetvete në mesin e kaosit.

Figura e mësimdhënësit vazhdon ta prij listën time, t’i bëj ballë çdo modelit tjetër të njeriut që do të mund të bëhesha, a do të doja të isha. Prandaj, në vend të urimit klasik dhe të fjalëve që mbeten pa u thënë, të dashur mësimdhënës, më lejoni t’iu uroj shëndet, frymëzim për të përjellë atë që e dini dhe për ta mësuar atë çka nuk e dini akoma. Dijeni një gjë: profesioni juaj i nderit është profesion pa skadencë, është i shenjtë e i shtrenjtë, i pamohueshëm, i pamatshëm!

 Prandaj,  ju lutem sot që për hir të studentëve të përjetshëm t’ia riktheni këtij profesioni lavdinë e trazuar dhe të jeni edhe më tej përfaqësues të dritës në fund të tunelit.

Përgatiti:

Fjolla Hajrizaj
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar…
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri…
TAGGED:#ditaemesuesit#rrefimper7marsin#urime7marsin#vleraemesuesittophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Njihuni me efektet e mjaltit tek diabetikët!
Artikulli i ardhshëm Një amerikan gjen autorin që e kishte shkruar mesazhin në shishe 7 vjet më parë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para

11 Shikime
People

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

10 Shikime
People

Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?