Studimet britanike dhe ato të publikuara më parë tregojnë se konsumimi moderuar i kafesë (ose çajit) lidhet me një rrezik më të ulët për sëmundje kardiometabolike, përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru dhe diabetin.
konsumi i kafesë në mëngjes gjithashtu mund të ulet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes parakohore, shkruan CNN, përcjell Katror.info.
– Mekanizmat e mundshme të përfitimeve:
Substancat në kafe kanë vetitë antioksiduese dhe antiinflamatore, ndihmojnë në përdorimin e insulinës, kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe përpunimin e kolesterolit, duke kontribuar kështu në uljen e rrezikut për sëmundje të ndryshme, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, disa lloje të kancerit dhe madje edhe dementjen.
– Kufiri i konsumit të sigurt:
Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, 400 miligramë kafeinë në ditë – rreth katër filxhanë kafe prej 8 uncesh – është një nivel i sigurt për shumicën e të rriturve. Ndërkohë, shumë njerëz konsumojnë më shumë pa përjetuar efekte të padëshiruara, por ata me probleme gjumi ose çështje të tjera shëndetësore duhet të jenë më të kujdesshëm me sasinë e kafeinës. /Katror.info
Përgatiti:
