Xhyla Hoti Korpuzi, mësimdhënëse e Edukatës Fizike për gati dyzet vjet, ka katër muaj që është zgjedhur kryetare e fshatit Shalë – Komuna e Lipjanit. Ajo është gruaja e parë në këtë zonë që menaxhon një fshat. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbështetjen e komunitetit dhe shpalos plane që, siç thotë, do t’ua përmirësojnë jetën banorëve.
“Faktikisht nuk është lehtë me qenë kryetare e fshatit. Ballafaqohesh me të gjitha vështirësitë, mirëo vullneti i punës dhe komunikimi me të gjithë qytetarët po ma lehtësojnë shumë,” thotë ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ajo e mori udhëheqjen e fshatit në nëntor të vitit të kaluar. Nga 61 fshatra sa ka komuna e Lipjanit, Shala është i vetmi fshat që ka në krye një grua. Ajo mori mbështetjen e burrave të këshillit lokal.
Hoti Korpuzi ka ide për promovimin e hoetlierisë turizmit në mënyrë që të ndalë shpërnguljen e të rinjve nga fshati.
Arsimtarja e edukatës fizike ishte e para ndër sportistet e Kosovës që ka përfaqësuar Kosovën në vrapim në shtigjet e gjata në ish Jugosllavi.
Udhëheqësja e fshatit thotë se do të angazhohet edhe pas pensionimit sepse dëshiron të punojë si trajnere e ndonjë sporti. Arsitmarja Xhyla Hoti Korpuzi mori mirënjohje nga Komuna e Lipjanit si mësimëdhënëse e dalluar./Katror.info