Kompania OpenAI njoftoi sot se ka zgjidhur një problem që bëri që sistemi i saj gjenerues i inteligjencës artificiale ChatGPT të mos ishte në dispozicion për përdoruesit për rreth 40 minuta.
Kompania njoftoi gjithashtu se disa përdorues të shërbimit të biznesit ChatGPT Enterprise raportuan një numër të shtuar të gabimeve të sistemit gjatë periudhës së përmendur, raporton CNBC.
OpenAI nuk e zbuloi shkakun e problemit dhe shërbimi tani është sërish në dispozicion.
Chatbot ChatGPT tashmë përjetoi vështirësi në fillim të këtij muaji, si dhe në nëntor, kur ishte i padisponueshëm për një periudhë të gjatë.
Kompania OpenAI njoftoi më parë se ChatGPT ka rreth 100 milionë përdorues aktivë në javë. /Katror.info