Pa shumë bujë, Google ka shtuar mbështetje për shikimin e fotove në një pamje më cilësore brenda shërbimit Google Messages.
Google Photos dhe Google Chrome kanë marrë më parë mbështetje për shikimin e fotove Ultra HDR, ndërsa Adobe Lightroom së fundmi shtoi aftësinë për të përpunuar fotot Ultra HDR.
Ultra HDR është një format i ri fotografish, i disponueshëm me Android 14 në pajisjet dhe kamerat e mbështetura.
Në thelb, është një foto JPEG me të dhëna shtesë të shtuara kur fotografia krijohet nga pajisjet e mbështetura. Me formatin Ultra HDR, fotot mund të kenë hije më të errëta dhe pika më të shndritshme.
Google Messages është aplikacioni më i fundit, i cili përfiton nga fotot Ultra HDR dhe ofron një përvojë më të mirë të mesazheve për njerëzit që përdorin RCS.
Mbështetja për fotot Ultra HDR u shtua në heshtje nga Google në shtator, përpara lançimit të serisë Pixel 8. Google Photos ishte i pari që mbështeti këtë format. /Katror.info