Thuhet se minimumi një herë në vit duhet të udhëtosh drejt një vendi që nuk ke qenë më parë. Secili udhëtim mund të jetë më i veçantë se tjetri.
Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që mund të përfitoni nga udhëtimet:
- Udhëtimi ju bën më të shëndetshëm
- Sipas një studimi të përbashkët nga Komisioni Global për Plakjen dhe Qendra Transamerica për Studimet e Pensionit, në partneritet me Shoqatën e Udhëtimit në SHBA, udhëtimi në fakt ju mban më të shëndetshëm . Studimi zbuloi se gratë që bëjnë pushime të paktën dy herë në vit shfaqin një rrezik dukshëm më të ulët të pësimit të një sulmi në zemër. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt. Burrat që nuk bëjnë pushime vjetore shfaqin një rrezik 20 për qind më të lartë për vdekje dhe 30 për qind më shumë rrezik për sëmundje të zemrës.
- Udhëtimi largon stresin
- Edhe pse humbja e një fluturimi lidhës ose humbja e bagazheve në një aeroport të huaj sigurisht që do të rrisë ankthin tuaj, është vërtetuar shkencërisht se udhëtimi ul nivelet e stresit dhe në mënyrë dramatike. Sipas një studimi , tre ditë pas pushimeve, udhëtarët raportojnë se ndjehen më pak të shqetësuar, më të pushuar dhe me humor më të mirë. Këto përfitime kanë tendencë të mbeten për javë të tëra pas përfundimit të udhëtimit.
- Udhëtimet shtojnë besimin tek njerëzit
- Maddox zbuloi në kërkimet e tij se udhëtimet të shtojnë besimin tek njerëzimi. Vizita në vende me kultura të ndryshme, bisedat me njerëz që kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme nga ato tonat, të parit e çdo gjëje të mirë që ekziston në botë na bëjnë të besojmë se brenda secilit prej nesh ka një anë të mirë që mezi pret të transmetohet tek të tjerët.
- Udhëtimet na bëjnë më kreativ
- Një studim i bërë së fundmi nga “Academy of Management Journal” tregoi se njerëzit që punonin e studionin jashtë, kishin një imagjinatë më të zhvilluar se ata që studionin e punonin brenda vendit të tyre. Njohja me një kulturë të re të nxit të krahasosh atë kulturë me kulturën e vendit tënd duke zgjedhur gjithmonë më të mirën e mundshme.
- Udhëtimi rrit lumturinë dhe kënaqësinë
- Shumica e njerëzve priren të jenë më të lumtur kur janë në udhëtim dhe nuk duhet të shqetësohen për punën. Megjithatë, një nga pikat më interesante nga një studim i Universitetit Cornell është se njerëzit gjithashtu përjetojnë një rritje të drejtpërdrejtë të lumturisë nga thjesht planifikimi i një udhëtimi. Studimi vërtetoi se përfitimet e udhëtimit fillojnë shumë përpara se ai të fillojë.