Një spërkatje qumështi mund t’i japë kafesë suaj një efekt mjaft pozitiv në shëndet, thonë shkencëtarët. Kafeja e zezë është e mbushur me polifenole që mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Dhe proteinat nga qumështi mund të lidhen me antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin të thithë më shumë prej tyre, shkruan the Sun.
Eksperimentet laboratorike nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se kjo dyfishoi efektivitetin e polifenoleve. Ata u bënë dy herë më të mirë në reduktimin e ënjtjes së dëmshme në qelizat njerëzore. Kjo ënjtje e njohur si inflamacion mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
“Ne ju tregojmë se ndërsa polifenoli reagon, efekti i tij në inflamacion në qelizat imune rritet. Është qartë e imagjinueshme që ky koktej mund të ketë gjithashtu një efekt të dobishëm në inflamacionin tek njerëzit. Shpresojmë të studiojmë efektin tek njerëzit,” tha autorja e studimit, profesorja Marianne Nissen Lund.
Në hulumtimet e bëra janë vendosur qelizat njerëzore me inflamacion në një enë dhe më pas janë shtuar polifenolet e kafesë të vetme apoi edhe të kombinuara me proteina të qumështit.
Ënjtja në qeliza u reduktua dy herë më shumë në ato të trajtuara me kombinim.
“Pasi njerëzit nuk absorbojnë aq shumë polifenol, shumë hulumtues po studiojnë se si të përmirësojnë përthithjen e tyre. Kjo strategji ka avantazhin e shtuar në rritje të efekteve anti-inflamatore”, ka thënë Nissen Lund. “E imagjinoj se diçka e ngjashme ndodh edhe në një pjatë me mish me perime ose në një smoothie, nëse ia shtoni disa proteina si qumësht apo jogurt”./Katror/info