Lagjes Dardania në Prishtinë i është shtuar këndi i lojërave dhe fitnesi i ri i jashtëm. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Sportit në Prishtinë, Granit Rugova, i cili bëri përurimin bashkë me nënkryetaren e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“E kam thënë në fillim, promovimi i aktiviteteve sportive për të gjitha moshat dhe në secilën lagje të Kryeqytetit, do të jetë synim i joni gjatë këtij mandati”, është shprehur Rugova.

Ai ka thënë se parku dhe fitnesi janë në shërbim të vizionit për ta bërë Prishtinën qytet të sportit.

Rugova ka shtuar se gjatë vitit do të përurohen edhe më shumë fitnese dhe këndë lojërash në lagje dhe fshatra të ndryshme të Prishtinës./Katror.info