Mësohet se pesë kompani nga Kosova po prezantohen në panairin e ushqimeve organike “Biofach 2024” në Nuremberg, shkruan albinfo.ch.
Këto kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore organike “BIOFACH 2024” i cili po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë nga data 13 shkurt 2024.
Hapësira prej 81m2, në të cilën kompanitë kosovare: Agro-Florentina, A-D-E Group, Fungo, Agroproduct dhe Hit Flores, po i ekspozojnë produktet e tyre është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Shtandi i Kosovës po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë të cilët po njihen nga afër me produktet e kompanive tona.
Njëherësh përfaqësuesit e MINT/KIESA-s së bashku me kompanitë kosovare po zhvillojnë takime me kompanitë dhe blerësit pjesëmarrës me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen për gjetjen e tregjeve të reja për eksport të prodhimeve kosovare.
Panairi është i hapur nga data 13 deri 16 shkurt 2024./Katror.info