katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    8 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    8 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    8 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    8 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    8 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    24 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    8 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    24 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    24 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Last updated: 13/03/2025 10:03 PM
30 Shikime
Shpërndaje

Kosova synon të krijojë flotën e helikopterëve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ajrore të mbrojtjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Një gjë e tillë planifikohet të bëhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), përmes një Marrëveshjeje, nisma për të cilën është miratuar tashmë në Qeverinë e Kosovës.

Edhe pse Marrëveshja është në hapat fillestar për shkak se sapo është miratuar nisma për Marrëveshjen kornizë, sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Kosova gjen përkrahje nga SHBA-ja për mbështetje strategjike, materiale e financiare në fushën e mbrojtjes. Një gjë e tillë ka ndodhur për disa herë me radhë që prej themelimit të FSK-së, qoftë përmes blerjes, donacioneve apo marrëveshjeve.

Ashtu siç u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas takimit me Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue, më 12.03.2025, në këtë Marrëveshje parashihet edhe furnizimi me “Black Hawk” – që janë helikopterë të cilët janë përdorur për herë të parë në vitin 1979 në Ushtrinë Amerikane.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Krejt në fillim të këtij viti, ministri Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, e kishin vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët “Black Hawk”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mes tjerash, marrëveshja adreson edhe çështjen e kapaciteteve ajrore, pra ndërtimin e flotës së helikopterëve, që është një kapacitet i planifikuar për t’u ngritur në FSK”, tha Maqedonci, duke shtuar se kjo Marrëveshje do të fokusohet në planifikimin dhe qeverisjen e mbrojtjes, menaxhimin e resurseve humane dhe të mbrojtjes, si dhe ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Ramadan Qehaja, ish-ushtarak dhe ekspert i sigurisë, vlerëson se miratimi i kësaj nisme për Marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes është tejet e rëndësishme për ne, aq më tepër që në momentin aktual “çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë janë në rend të parë”.

“E, sidomos kur kemi të bëjmë me një superfuqi, siç është Amerika e që sigurisht që do të na ndihmojë në çështje të mbrojtjes dhe sigurisë. Në këtë mënyrë e rrisim gatishmërinë vepruese dhe luftarake të FSK-së”, tha ai.

Në lidhje me flotën ajrore, Qehaja thotë se fillimisht flota duhet të ketë helikopterët që do të blihen ose merren nga SHBA. Kjo, sipas tij, ka rëndësi të jashtëzakonshme për mbrojtjen ajrore si dhe armatimin që ka të bëjë me këtë sistem mbrojtjeje. Po ashtu, dhe raketat Javelin që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga tanket e armikut, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse, Maqedonci, për “Javelin”-ët, tha se janë jemi duke ekzekutuar pagesat për këtë sistem kundërtank.

“Do t’i kemi në kohë në FSK, bazuar në planet për furnizim. Po bëjmë përpjekje që një sasi t’i kemi brenda këtij viti, edhe pse ushtria e Kosovës nuk ka mungesë kapacitetesh kundërtank, pasi kemi blerë edhe më herët sisteme të ngjashme, që janë moderne dhe efikase”, tha Maqedonci në konferencën e mbajtur më 12.03.2025.

Kosova në vitin e kaluar kishte nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

Raketat “Javelin” u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj. Ky mjet luftarak doli shumë efikas në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto armë janë të prodhuara nga dy kompanitë, Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies. Amerika, krah për Kosovën për armatim

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar në mënyra të ndryshme me armatim nga SHBA-ja

Qehaja thotë se hapat drejt një Marrëveshje e tillë janë dëshmi që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë të mira, dhe superfuqia botërore e sheh vendin si aleat.

“Raportet janë të mira dhe ato si të tilla kanë mbetur. Edhe me ardhjen e Trumpit ne i kemi marrëdhëniet bilaterale në nivel të duhur dhe janë të interesuar që në Kosovë të kenë një aleat siç jemi ne, dhe për këtë arsye ata në ndihmojnë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2024, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte aprovuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 raketave “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kostoja me vlerë 75 milionë dollarë.

“Republika e Kosovës ka kërkuar të blejë 246 raketa Javelin FGM-148F, duke përfshirë 6 raketa fluturuese dhe 24 Njësi lëshimi të Komandës së Lehtë Javelin”, kishte bërë të ditur Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes (DSCA) në Uashington.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratë ndërmjet kompaninë amerikane AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Dy vjet më vonë, në vitin 2020, Kosova kishte blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja. Ndërkaq më 2021, Qeveria amerikane i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në po të njëjtin vit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për blerjen e katër dronëve për FSK-në në vlerë rreth 11 milionë euro.

Plani për tranzicionin e FSK-së në Ushtri

Shtimi i kapaciteteve të FSK-së hynë në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së në Ushtri. Në Planin e Tranzicionit parashihet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë aktivë dhe 2 mijë e 500 të tjerë rezervë.

Se Kosova ka nisur gjenerimin e opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore, Ministria e Mbrojtjes kishte bërë të ditur në ditët e para të vitit 2025.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndër të tjera, Ministri Maqedonci është shprehur se Kosova ka mbështetje nga SHBA-ja për blerjen edhe të sistemeve të tjera, të cilat do të bëhen pjesë e FSK-së në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit, që sipas tij, ky proces do të zhvillohet nga tani deri në vitin 2028.

Me Planin e Tranzicionit, më 2028, FSK-ja pritet të shndërrohet ushtri duke arritur të gjitha kapacitetet operacionale për “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

Procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake ka hyrë në vitin e shtatë të Planit dhjetëvjeçar.

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila po ashtu ka nën menaxhim Forcën e Sigurisë së Kosovës, është rritur dukshëm nga viti në vit. Për vitin 2025 ka një rritje prej 55 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin e kaluar.

Për sivjet, janë 208 milionë euro buxhet për këtë Ministri. Ndërsa, për vitin 2024 ishin ndarë gjithsej 153 milionë euro.

Përndryshe, në vitin 2024 buxheti i tërësishëm i Kosovës ishte 3 miliardë e 314 euro, kurse 3 miliardë e 212 milionë euro në vitin 2023. Ndryshe prej rritjes 100 milionëshe që ndodhi në vitin 2024, rritja për vitin 2025 do të jetë 294.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 27.11.2024 në Ditën e Forcës kishte nënshkruar Vendimin për Themelimin e Komisionit Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

“Një Ushtri që për një kohë aq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar dhe garantuar operancionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore” – kishte thënë Kurti. /Kallxo.com /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:FSKlajmeLajme te miraSHBATophomeushtria e Kosoves

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kos: Shqipëria ka shënuar përparim shumë të mirë në rrugëtimin drejt BE-së
Artikulli i ardhshëm Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Temperatura të larta sot në Kosovë

17 Shikime
Lajme

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

12 Shikime
Lajme

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?