Kosova do të jetë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia. Si përfaqësues të saj do të jenë Poliksen Qorri-Dragaj dhe Hamdi Qorri, me vendim të ministrit të Kulturës Hajrulla Çeku.
Projekti i tyre është “RKS2 Transcendent Locality”, teksa tema e këti viti të Bienales së Venecias është “Laboratori i së ardhmes”.
“Kuratorët Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri do të prezantohen me projektin “RKS2 Transcendent Locality”.
Tema e sivjetme e ekspozitës, të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venecias është “Laboratori i së ardhmes”, thuhet në njoftimin Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Katror.info