Këtë muaj Teatri ‘Dodona’ fillon programin e shfaqjeve nga nesër, me datë 14 janar deri më 28 janar.
Shfaqja me kukulla ‘Eli’ e hapë programin e Teatrit për këtë vit, për tu pasuar pastaj në data të ndryshme me skenën e Teatrit për fëmijë, përkatësisht me datat 21 dhe 28 janar.
Dy shfaqjet tjera për fëmijë janë “Topi Hopi” dhe premiera “Zjarri” e cila luhet më 28 janar.
Në skenën e mbrëmjes luhet shfaqja “Top Girls” nga Caryl Churchill me regji të Shkurtë Aliut, prodhim i Artpolis në koproduksion me Teatrin Dodona.
Shfaqja luhet më 17 janar, më fillim nga ora 19:30./Katror.info