Sonte, në orën 20:00, Teatri i Gjilanit sjell premierën e shfaqjes “The Public Eye”, e autorit britanik Peter Shaffer, me regji nga Shkëlzen Berisha. Në skenë do të performojnë aktorët Ali Demi, Djellza Dema dhe Art Pasha.
Shfaqja kombinon humor, mister dhe reflektim filozofik mbi marrëdhëniet njerëzore, duke përplasur ndjenja të forta si dashuria, xhelozia dhe dyshimi. Ngjarja përqendrohet te një martesë që nuk është aq e shenjtë sa duket dhe te një detektiv që tejkalon kufijtë e profesionit, duke u bërë një figurë alegorike e dyshimit dhe iluzioneve të shuar.
Repriza e shfaqjes do të zhvillohet nesër, në të njëjtën kohë dhe vend./Katror.info











