Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u nderua me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, më 11.04.2025.
Sipas njoftimit të Universitetit, për t’ia dhuruar këtë titull presidentit Begaj u njoftua mbajtja e një ceremonie solemne në ora 11:30, në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të larta shtetërore dhe të ftuarve tjerë.
“Ky vlerësim i jepet Presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe europiane” – ka njoftuar UKZ, sot.
Begaj u betua si president i Shqipërisë më 24.07.2022. /Katror.info
Përgatiti:
