Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot titullin më të lartë shtetëror “Nderi i Republikës” për tri figura të shquara të qëndresës dhe së vërtetës: Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahirin dhe Ramadan Nishorin.
“Nëpërmjet këtij akti, ne nderojmë guximin, forcën dhe vendosmërinë e atyre që i mbijetuan dhunës më mizore të kryer gjatë luftës – dhunimit seksual nga regjimi i Millosheviqit,” tha Presidentja Osmani.
Sipas njoftimit në rrjetin social Facebook, ajo theksoi se pavarësisht përpjekjes së armikut për t’i çnderuar viktimat, ato sot përfaqësojnë dinjitetin më të lartë të shtetit dhe shoqërisë.
“Me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS!”, u shpreh Osmani. /Katror.info
Përgatiti:
