Klubi i pingpongut PriPing do të organizojë turneun e katërt të pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë, shkruan Katror.info.
“Në këtë turne janë paraqitur disa biznese të cilat janë të industrive të ndryshme si sektori bankar, gastronomisë, kompani të specializuara për rrjeta dhe siguri, kompani të sektorit financiar, përpunimit të metalit dhe prodhimit ushqimor”, njoftojnë organizatorët.
Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë, më datën 17 dhjetor nga ora 10:00.
Priping njofton se për fituesit do të ndahen kupa dhe medalje, ndërsa mjetet e mledhura do të dhurohen për blerjen e kombi-busit për nevojat e klubit.
Tashmë është publikuar edhe shorti dhe dahen në dy grupet: A dhe B, si dhe ndeshjet që do të zhvillohen gjatë së dieles.
Ndërsa, Katror Media ka kënaqesinë të jetë sponzor medial i këtij eventi atraktiv. /Katror.info




Përgatiti:
