Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë me një studio lokale të arkitekturës për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e një nënkalimi në kryqëzimin mes rrugëve Agim Ramadani dhe Ibrahim Lutfiu.
Dy rrugët kryqëzohen në afërsi të Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Së shpejti një tunel do t’i lidhë këto dy rrugë. Administrata lokale e drejtuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama i ka dhënë tenderin prej 184 mijë euro kompanisë “3D- Project” për hartimin e projektit./Katror.info