Projekti ”Etnografi e Rock-ut në Kosovë”, ka filluar fazën e parë.
Kështu ka njoftuar brendi i gjirimeve muzikore ”Defy Them”, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se projekti ka filluar me ligjerata fillestare të profesorëve Liburn Jupolli dhe Arsim Canolli.
Sipas njoftimit, ky projekt synon të përfshijë studentët e rinjë në një aventurë të pasionuar hulumtuese në botën e muzikës rock të vendit tonë.
”’Etnografi e Rock-ut në Kosovë’ përmes hulumtimit dhe analizave më të hollësishme ka për qëllim të shpalos dhe dokumentojë pasurinë kulturore dhe fillet e muzikës rock në Kosovë.
Studentët do të jenë të angazhuar në një proces dinamik të hulumtimit, të udhëhequr nga mentorë me përvojë në fushën e muzikës dhe etnografisë.
Ata do të bashkëpunojnë në krijimin e një baze konceptuale të projektit dhe do të prodhojnë artikuj të vlefshëm e cila do të ndihmojnë në shpërndarjen e njohurive dhe të gjeturat e këtij hulumtimi me publikun e gjerë”, thuhet në njoftim./Katror.info
Përgatiti:
