Meta i njohur si pronari i Facebook, Instagram e Whatsapp ka bërë të ditur se është duke punuar për një rrjet social të ri enkas për ndarjen e përditsimeve të teksteve, gjë që sipas mediave të huaja këtë aplikacion do ta vendos në rivalitet direkt me Twitter.
Një zëdhënës i kompanisë citohet të ketë thënë se do të jetë platformë e decentralizuar dhe supozohet të jetë e ngjashme me alternativat e tjera si Twitter, popullariteti i të cilave u rrit pasi u blenë nga Elon Musk, përcjell Telegrafi.
Për këtë plan fillimisht raportoi Money Control, duke cituar burime të tjera të Metas, me më shumë detaje të zbuluara nga Platformer.
Ndërkaq aplikacioni i ri thuhet se është i markës Instagram (platormë të cilën Meta e zotëron krahas Facebook-ut dhe Whatsapp-it)dhe do e lejojë përdoruesin që të idenfikohet me llogarinë ekzistuese edhe pse ai do të funksionojë ndryshe/Katror.Info
Përgatiti:
