Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë janë përplasur të mërkurën me zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Linjave të tyre iu është ndërprerë hyrja në kryeqytet pa njoftim, derisa ata u shprehën se janë dëmtuar me këtë vendim.
Me ta diskutoi Luftar Braha, këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që tha se “duhet të ju jepet e drejtë qytetarëve të Prishtinës”, raporton Koha.net.
“…Edhe unë jam qytetar i Prishtinës…”, i reagoi njëri prej operatorëve, derisa një tjetër i tha Brahës që “është zhgënjyer që i ka besuar shkollës së tij”.
“82 fshatra i ka Komuna e Podujevës…edhe ata janë njerëz”, është shprehur një tjetër operator i linjave.
Transportuesit janë shprehur se vendimi i Komunës ka ndikuar në lëvizjen e qytetarëve, duke shtuar se po ua dëmton biznesin e tyre. /Katror.info
Përgatiti:
