katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës
    18 hours ago
    Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër
    18 hours ago
    Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
    18 hours ago
    35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    23 hours ago
    Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, në mesin e 12 më të mirat në botë për 2025
    22 hours ago
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    2 days ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
    15 hours ago
    FAZ i kushton recension librit “ë” të Jehona Kicaj, i nominuar për Çmimin gjerman të Librit
    15 hours ago
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
    21 hours ago
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    5 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    5 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    6 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse Kosova theu rekord në dhurimet filantropike?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Pse Kosova theu rekord në dhurimet filantropike?

Last updated: 22/07/2024 10:46 AM
218 Shikime
Shpërndaje
Dren Puka - Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF

Kosovarët janë të njohur për mbështetjen e njëri-tjetrit kur lind nevoja. Numri i madh i diasporës që ndihmon familjet e tyre në Kosovë është dëshmia më e mirë. Por, një dëshmi tjetër, tashmë e hulumtuar, vjen nga raporti i Organizatës për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë (KCSF) “Kosova Dhuron 2023”, i publikuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar. Kosovarët kanë arritur shifër rekorde të dhurimeve filantropike për vitin 2023 në shumën prej 8.5 milionë eurosh, të dhuruara përmes 793 rasteve të dhurimit për bamirësi dhe përkrahje tjera.

Sipas raportit, këto të dhëna tregojnë një angazhim të lartë të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) në mbështetjen e projekteve dhe nismave që përmirësojnë cilësinë e jetës në komunitet.

Në këtë edicion të Aktivizmit Qytetar kemi biseduar me Dren Pukën, Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF, për të na treguar se përse kanë vendosur që ta bëjnë këtë hulumtim, i cili vë në pah bujarinë kosovare.

Mundesh me e lexu edhe…

“Arsyeja pse këtë hulumtim e bëjmë përmes mediave është për shkak që forma se qysh mundemi me marrë të dhëna për dhurimet që ndodhin në një vend janë përmes autoriteteve publike, përmes shtetit. Por, kjo është një problematikë shumë e madhe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit, pasi që Administrata Tatimore ose institucionet e ngjashme me ATK-në, nuk posedojnë të dhëna të tilla, për arsye të ndryshme, kryesisht për shkak që dhurimet nuk deklarohen dhe më pas nuk ka të dhëna. Mirëpo ne çka kemi pa prej punës, prej përditshmërisë, prej praktikës të punës tonë, është që në fakt në Kosovë ka dhurime shumë, ka organizata që mbledhin fonde, ka përfitues të dhurimeve prej individëve, një gatishmëri megjithatë qytetare për të dhuruar,” tha Dren Puka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Dren Puka – Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF

Një hulumtim i tillë ngre edhe më shumë vetëdijen qytetare, por në të njëjtën kohë edhe thekson nevojën e madhe që kanë qytetarët për t’iu ndihmuar.

“Për të dhënat të cilat i kemi për vitin 2023, e kemi pas një numër, pothuajse rekord deri tash të dhurimeve, të cilat i kemi regjistru dikun rreth 8.5 milionë janë regjistru si dhurime në Kosovë, kjo e tejkalon edhe shifrën më të madhe që është regjistruar në vitin 2020 në kohën e Covidit ku ka qenë rreth 7 milionë. Diku rreth 800 dhurues janë identifikuar që e kanë bërë këtë totalin e 8.5 milionë, dhe tash natyrshëm do të ishte pyetja çka e ka shkaktuar këtë rritje të dhurimeve. Është e vështirë me pas një përgjigje përfundimtare megjithatë supozimet tona janë dy: duke pasur parasysh llojin e përfituesve të këtyre dhurimeve që kryesisht shumica dërmuese dhurimeve shkojnë për lehtësim dhe zbutje të varfërisë, që janë kryesisht ndërtim i shtëpive, apo edhe pako ushqimore, dhe gjëra që janë të domosdoshme për me mujt me ekzistu në Kosovë. Supozimi ynë kryesor është që është rritur nevoja, është rritur varfëria rrjedhimisht edhe nevoja për përkrahje të tillë, në të njëjtën kohë është duke ndodhur edhe një sensibilizim më i madh për grupe të  tilla dhe qytetarët po janë më të angazhuar në nisma të dhurimit”, shtoi Dreni.

KCSF në raportin e vet thekson se këto donacione po mbushin boshllëqet e lëna nga sektorët publikë dhe privatë. Nga shuma prej 8.5 milionë eurosh një shumë e konsiderueshme është dhuruar për individët ose familjet në nevojë.

Dren Puka – Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF

Ndërsa, arsyet që çuan në rritje të numrit të dhurimeve janë të ndryshme, ndër të cilat edhe sensibilizimi qytetar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kosova e ka një kulturë jashtëzakonisht të zhvilluar të përkrahjes dhe solidarizimit dhe kjo në masë të madhe buron edhe prej periudhës së rezistencës së viteve 80-90 ku e gjithë shoqëria ka qenë e angazhuar në mirëmbajtje të shtyllave kryesore të shtetit, ku vetë qytetarët e kanë mbajtur shtetin me shtëpi – shkolla, me shoqatën Nëna Terezë, me shërbime sociale e shëndetësore. Që nga ajo kohë, mendoj që është fortifikuar edhe është zhvilluar kjo kulturë e dhurimit, gjë që dëshmohet edhe me shumat më të mëdha që regjistrohen në Kosovë, krahasim me të gjitha vendet tjera të rajonit”, tha Dreni.

Një kontribut në këtë shifër rekorde dhurimesh, krahasuar me vitet paraprake, por edhe me shtetet e rajonit, sipas Drenit është edhe kultura solidarizuese e qytetarëve kosovarë. Por, edhe pse dhurimet ndihmojnë komunitetin, shpesh zbulimi i identitetit të individëve që marrin ndihmë krijon stigmatizim. Dren Puka, thotë se kjo praktikë do të duhej të largohej.

“Ajo që absolutisht nuk do të duhej të vijë në shprehje është zbulimi i identitetit qoftë përmes fotografive, apo edhe formave tjera. Ndonjëherë edhe hasim, këtë e shohim edhe nëpër media që ndodh, nuk është praktikë e mirë që ndodh dhe nuk do duhej të ndodhte. E drejta e dhurimit, por edhe pranimit të donacioneve do të duhej të sigurohej në atë formë që edhe nëse unë si dhurues dua ta mbaj anonim identitetin tim, atëherë ajo e drejtë do duhej të më sigurohe”, thekson Dreni.

Duke qenë se vullneti për të dhuruar në Kosovë është i madh, sipas Drenit këto dhurime do të ishte mirë që të kishin një mjedis ku do të adresoheshin për projekte të përbashkëta, që përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ajo që ne do të donim të shihnim më tepër dhe që është synimi jonë për të ardhmen është që këto dhurime të jenë më strategjike dhe të jenë në drejtim të zhvillimit, sesa intervenime afatshkurtra për zbutje të varfërisë. Jemi të vetëdijshëm shumë për nevojën për zbutjen e varfërisë që ekziston mirëpo, këtu do të donim të shihnim rol më të madh të shtetit në përkrahje të grupeve të cilat kanë nevojë dhe që ekzistenca e qytetarëve të Kosovës mos të vihet në pikëpyetje, mirëpo ne këto dhurime të qytetarëve dhe grupeve tjera t’i orientojmë drejt iniciativave zhvillimore qofshin ato për edukim, qofshin për lagje më të sigurta, apo për iniciativa tjera të komunitetit. Shteti duhet të ketë një legjislacion motivues dhe përkrahës për dhurues, sidomos për sektorin privat, që ta shohin këtë edhe me interes ekonomik që të bëhen dhurime të tilla. Duhet të ketë mekanizma të cilët e mundësojnë dhurimin”, u shpreh Dreni.

Dren Puka – Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF

Përfituesit nga këto dhurime janë individët në nevojë, ndërsa komuna që prin me këto dhurime është ajo e Prizrenit duke u ndjekur nga Prishtina dhe Mitrovica.

Të dhënat e raportit tregojnë se dhuruesit individual dhe OShC-të kanë luajtur rol vendimtar në rritjen e filantropisë në Kosovë. Sipas analizës së të dhënave, donacionet e qytetarëve përbënin gati gjysmën e shumës së regjistruar të dhurimeve. Dhënia individuale për kokë banori arriti në 5 euro, ndryshe nga viti i kaluar kur kjo shumë ishte 1.9 euro. Kontributet e diasporës mbeten pjesë e rëndësishme e ambientit filantropik në Kosovë, me mbi 1.2 milionë euro të dhuruara përmes 130 rasteve të donacioneve. Sa i përket numrit të rasteve, të dhënat e raportit tregojnë se individët dhe familjet ishin kategoria më e madhe e pranuesve me 52.6%, përcjellë nga OShC-të me 36.7%. /Katror.info

Edicionin #55 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetardhurimiDren PukafilantropiahumnaizmiKosovëLajme te mirarekordsolidaritetivullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ulen temperaturat, rinis orari i rregullt për kategoritë e cenueshme
Artikulli i ardhshëm Si po përgatitet Franca për Olimpiadë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë

21 Shikime
Life Style

Ananasi ndihmon kundër plakjes

7 Shikime
Life Style

7 hobitë e “boomers” që praktikohen nga “Gen Z”

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?