Pavarësisht sa shumë ju pëlqen të mbani bizhuteri, ekspertët rekomandojnë që t’i hiqni ato para se të shkoni në shtrat. Ky zakon i thjeshtë mund të ketë përfitime të shumta për lëkurën, shëndetin dhe cilësinë e gjumit tuaj.
Gjumë më i rehatshëm dhe lëkurë më e pastër
Heqja e bizhuterive para gjumit mund të përmirësojë ndjeshëm gjumin, duke shmangur shqetësime të panevojshme. Po ashtu, lëkura është më pak e ekspozuar ndaj irritimeve dhe infeksioneve, sidomos për ata me lëkurë të ndjeshme apo alergji ndaj metaleve.
Unazat mund të shkaktojnë ënjtje të gishtërinjve
Mbajtja e unazave gjatë natës mund të çojë në fryrje të gishtave, veçanërisht pas konsumimit të ushqimeve të kripura. Kjo e bën të vështirë heqjen e tyre në mëngjes dhe mund të shkaktojë parehati apo dëmtime.
Varëset mund të ngatërrohen
Zinxhirët e hollë mund të ngatërrohen lehtësisht mes tyre apo në flokët tuaj gjatë natës. Kjo jo vetëm që mund të shkaktojë siklet, por edhe të shqetësojë gjumin ose të dëmtojë vetë bizhuterinë.
Irritimi i lëkurës
Kontakti i vazhdueshëm i metaleve me lëkurën mund të çojë në skuqje, kruajtje apo akne, veçanërisht nëse bizhuteritë nuk janë prej materialeve cilësore ose nuk pastrohen rregullisht.
Vathët mund të zgjasin llapët e veshëve
Fjetja me vathë krijon presion të vazhdueshëm mbi llapët e veshëve, që me kalimin e kohës mund t’i deformojë ato dhe të krijojë pamje të varura joestetike.
Bizhuteritë grumbullojnë baktere dhe papastërti
Duke u mbajtur gjatë gjithë ditës, bizhuteritë bëhen terren ideal për bakteret. Gjumi me to mund të përkeqësojë shëndetin e lëkurës dhe të çojë në shfaqjen e infeksioneve apo puçrrave.
Dëmtimi i bizhuterive
Lëvizjet gjatë natës mund të shkaktojnë gërvishtje apo thyerje të bizhuterive. Për të ruajtur shkëlqimin dhe jetëgjatësinë e tyre, është e këshillueshme që ato të hiqen para se të shtriheni.
Në fund të ditës, heqja e bizhuterive nuk është thjesht një masë për komoditet, por edhe për kujdesin ndaj vetes dhe objekteve të çmuara që mbani me vete çdo ditë. /Katror.info
Përgatiti:
