Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektin që do të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.
Rama ka njoftuar se gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore, derisa ka thënë se ky vit do të jetë “viti i projekteve të mëdha”.
“Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati. Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit. I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, ka shkruar Rama./Katror.info