Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet gjatë tri ditëve në vazhdim, të enjten, premten dhe të shtunën, pra nga 8 shkurti deri më 10 shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
“Është xhiroja e fundit para garave të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll”, ka shkruar FBK në “Facebook”.
Këtë xhiro do ta hap përballja mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Bashkimit, që zhvillohet të enjten (nesër) me fillim nga ora 19:00, shkruan rtv21.tv.
Ditën e premte do të zhvillohen dy ndeshje, ku Trepça përballet me Golden Eagle Yllin nga ora 19:00, kurse në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Istogut.
Ndërsa, xhiron e 21-të do ta përmbyll dueli mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën e 10 shkurtit me fillim nga ora 17:00.
Derisa, Turneu i Kupës zhvillohet në Gjakovë nga data 13 deri më 17 shkurt.
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi
E premte
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina./Katror.info