Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka përmbyllur me sukses një sezon veror.
Ajo ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
Bukuroshja po ashtu gjatë kësaj kohe ka lansuar edhe dhjetë këngë, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.
Me gjithë këto këngë të publikuara gjatë verës, Dafina Zeqiri ka arritur të kap shifra marramendëse shikimesh në Youtube, ku 10 këngët bashkë numërojnë mbi 97.000.000 shikime në Youtube.
Artistja tani ka treguar se do të bëjë pak pushim për veten dhe se do të rikthehet sërish me projekte të reja.
“Faleminderit juve, familjes, ekipit, bashkëpunëtorëve. Nuk ndalem. Është vetëm fillimi”, ka shkruar ajo në një video me këngët që ka sjell.
Ajo bashkëpunoi me disa emra të njohur të muzikës si: Elinel, Elgit Dodën, Rzon, Yll Limanin, Alban Skenderajn, Ghetto Geasyn etj.
Pavarësisht viteve në skenë, 34 vjeçarja vazhdon të jetë në top formë./Katror.info