Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë kësaj jave, është dashur të shtyhen përkohësisht punimet për nivelizimin e pusetave dhe shtrimin e asfaltit.
Komuna ka bërë të ditur se kjo shtyrje është vendosur për të garantuar një cilësi sa më të lartë dhe jetëgjatësi të rrugës së re. Sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, punimet do të vazhdojnë pa vonesë, duke u zhvilluar gjatë fundjavave dhe pas orës 19:00 në ditët e javës, me qëllim të minimizimit të ndikimit në qarkullimin e përditshëm.
Përfundimi i plotë i punimeve dhe hapja e rrugës për qarkullim është paraparë të ndodhë më 4 maj./Katror.info