Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e 272-të elektronike, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000 euro, me qëllim të promovimit të vendit përmes mbështetjes së Organizatës FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, për organizimin e edicionit të 10-të të konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”. Kjo konferencë do të mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2025, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, dokument që reflekton të hyrat dhe shpenzimet buxhetore të realizuara gjatë periudhës janar–shtator të këtij viti./Katror.info









