Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.
Këtë vit, përbrenda thirrjes janë edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.
“Poashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar. Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit”, thuhet në njoftim, përcjell RTK.
Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:
– Film i metrazhit të shkurtër artistik
– Film i metrazhit të gjatë – për regjisorët debutantë
– Film i metrazhit të gjatë – dokumentar
– Film i metrazhit të gjatë – artistik
– Film i shkurtër studentor
– Zhvillim i skenarit për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe i animuar
– Film i metrazhit të gjatë – i animuar
– Post-produksion për film të metrazhit të gjatë – artistik dhe dokumentar
– Bashkëprodhim minor për film të metrazhit të gjatë
– Zhvillim i projektit për film të metrazhit të gjatë – artistik, dokumentar dhe të animuar
– Film i shkurtër – i animuar
– Film i metrazhit të shkurtër – dokumentar./Katror.info