Dinamika n’t’cilën po jetojmë, po ndikon që vazhdimisht me qenë t’u u ngutë me shku n’punë, me ble harxh, me pagu fatura, jo me dal me shoqni e me kry ndonji shërbim. N’fund t’ditës krejt çka po mbesim asht t’lodhun edhe dembel me përgatitë diçka me hangër. Edhe ma e zorshme na duket me përgatitë n’mëngjes diçka, sidomos nëse asht e komplikume.
Kurseje kohën n’mëngjeset e ngutshme e plot stres t’u e përgatitë qullin e nxehtë t’tërshanës me banane brenda 5 minutave. Po; 5 minuta, e pak përbërës janë krejt çka t’duhet që me mbushë barkun me diçka sa t’shijshme, aq edhe ushyese.
PËRBËRËSIT:
1 banane
50-80 gr tërshanë
50 ml qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
1 maje gishti kripë
Pak kanellë (cimet)
HAPI 1:

Shtype bananen qoftë me shtypëse, qoftë me piru. Vendose n’nji tenxhere qumështin, tërshanën, bananen, e përbërësit e tjerë në tenxhere.
HAPI 2:

Lejoje tërshanën me u zi për 4-5 minuta dhe kohë pas kohe përzije masën. Mbasi t’jetë shterrë qumështi, vendose tërshanën n’pjatë. Shto pak kanellë, rriska bananeje e pak mjaltë nëse parapëlqen me hangër pak ma t’ambël qullin. Shijo!
KËSHILLË:
Lirisht mundesh me i shtu qullit edhe arra, fruta t’thata apo gjalpë kikiriku, kakao a copëza çokollate. Ne po ta propozojmë klasiken, por ndjehu sigurtë me shtu çkado që t’pëlqen.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/